Sezoni i pestë i serisë vendore “Kafeneja Jonë” nuk ka ndryshuar në përbërjen e ekipit realizues, por gjatë kësaj sezone do të jetë më e përgatitur në anën profesionale e artistike dhe do të ketë angazhim të shumë aktorëve të rinj, kanë thënë realizuesit e serisë.
Sezoni i pestë i serisë vendore “Kafeneja Jonë” nuk ka
ndryshuar në përbërjen e ekipit realizues, por gjatë kësaj sezone do të
jetë më e përgatitur në anën profesionale e artistike dhe do të ketë
angazhim të shumë aktorëve të rinj, kanë thënë realizuesit e serisë.
Në
një konferencë për media të hënën Astrit Kabashi, skenarist i serisë,
ka thënë se në këtë sezon do të ketë 15 deri 20 personazhe të reja që do
të angazhohen varësisht prej temave që do të trajtohen në seri.
Ndërsa regjisori Ilir Bokshi tha se për sezonin e ri “Kafeneja e Jonë” janë xhiruar tri episode.
Episodi
i parë i sezonit të pestë, sipas ekipit realizues, përmes një
personazhi do të trajtojë edhe çështjen UNMIK- EULEX, si dhe kthimin e
personazheve në lokal, i cili, është keqpërdorë nga “Muharremi”.
Seria
“Kafeneja e Jonë”, që ka të angazhuar rreth 45 veta, duke përfshirë
aktorët, regjisorin, skenaristin, kameramanët dhe punëtorë të tjerë
profesional do të emetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK.
Ilir
Aliu, zëvendësdrejtor i “ProCredit Bank”, ka thënë se kjo bankë është e
interesuar që të investojë edhe në kulturë, duke mos anashkaluar edhe
lëmit e tjera.
Ndërkaq,
në serinë e zhanrit komedi “Kafeneja e Jonë”, që është prodhim i “CMB”
dhe që trajtohen problemet e shoqërisë kosovare, me rolet e tyre
paraqiten këta aktorë: Fatmir Spahiu, Teuta Krasniqi, Adem Mikullovci,
Donat Qosja, Fatos Kryeziu, Leonora Mehmeti, Ali Ahmeti, Astrit
Kabashi, Irena Cahani, Naser Rafuna, Gramos Gashi, Shkumbin Istrefi.
Ndërsa,
Sponsor gjeneral i edicionit 2008-2009, do të jetë “ProCredit Bank”,
bankë e cila për këtë seri vendore do të ndajë rreth 100 mijë euro.
/Sh.Përvetica/
No comments:
Post a Comment